Tuesday , March 2 2021

Covid/Vijojnë shifrat e larta në vend, humbje jete edhe në Cerrik

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 901 raste dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Në 4 spitalet COVID po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë mbete fakti se beejën me COVID-19 e kanë fituar në 24 orët e fundit 507 qytetarë.

Nga 3864 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat,

16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në  Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë.