Saturday , March 6 2021

Kjo nuk pritej, Rudina Dembacaj fotografohet me ish-bashkëshortin dhe vajzën

Rudina Dembacaj është një personazh që shkaktosh shpesh herë zhurmë në rrjetet sociale me deklaratat dhe postimet që bën. Kohët e fundit ajo është komentuar shpesh edhe për martesën e saj me Mark Frrokun në nisjen e vitit 2021. Moderatorja ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me ish-bashkëshortin e saj Aleks Varfaj, ku edhe pas ndarjes së tyre ata takohen shpesh për hir të vajzës së tyre Viktoria.

Së fundmi Rudina dhe Aleksi kanë dalë shëtitje së bashku me vajzën nga Liqeni, nga ku nuk kanë munguar as fotografitë në rrjetet sociale. Në fotot e publikuara nga Rudina shihen të tre mjaft të lumtur dhe shkruan: Buzëqeshja e saj është gjithçka për ne. /tvklan.