Wednesday , June 23 2021

“U kam vënë emër, janë motrat e mia”, njihuni me 57-vjeçaren në Elbasan që jeton vetëm me kukullat.

Vetmia është një ndër problemet kryesore që vuan mosha e tretë, por edhe ata që skanë mundur dot të krijojnë një familje. E tillë është edhe situata e 57 vjecares Odeta Bengu nga qyteti i Elbasanit. Gruaja thotë se nuk mundi të martohej e të kishte fëmijë, ndaj sot shoqet e saj të vetme me të cilat bashkëjeton në banesën e saj të ftohtë janë dy kukullat e saj, me të cilat shpesh bashkëbisedon, ndonëse nuk i kthejnë përgjigje.

“Dy kukullat i kam blerë kur kam qenë te motra ime në Itali, iu kam vënë dhe emër, njëra Çeleste dhe tjetra Rozeta, janë dy motrat e mija që më bëjnë shoqëri, ka raste që i përkdhel”, tregon Odeta. Humbja e prindërve, e ka rënduar shumë gjendjen e saj emocionale. Mbështetja  e saj më e madhe është vëllai, por as ai nuk mundet dot më ta ndihmojë ekonomikisht.

57 vjecarja thotë se e vetmja e ardhur për të është ndihma ekonomike, prej 18 mijë leke të vjetra që merr, por që nuk i mjaftojnë për asgjë. “Marr vetëm 18 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, dhjetorin nuk na e kanë dhënë fare. Nuk kam bërë vit të ri, nuk më kanë dhënë as shpërblim ka dy vite”, shprehet më tej Odeta.

Gruaja thotë se ka raste që nuk ngrihet nga shtrati as për të ngrënë. Krejt e pafuqishme bën apel për një vakt të ngrohtë, ose një kemp  që të mbulojë të paktën shpenzimet e ilaceve. Në banesën e saj të vjetër shirat e fundit kanë depërtuar në pjesën e brendshme. E pavarësisht këtij fakti Odeta Bengu nga Elbasani beson se jeta është me ngjyrja, vecse pret një dorë që ta ngrejë sa herë rrëzohet./Faxweb/