Sunday , March 7 2021

Covid-19 “pushton” shkollat në Elbasan, ja sa të infektuar brenda ditës

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 33 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Ndërkohë, gazetari Aldo Kozarja raporton një situatë aspak të qetë në shkolla sa i përket infektimeve. Vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus nëntë mësues. Sakaq, në të gjithë vendin u raportuan sot 876 raste të reja dhe 11 të vdéķur si pasojë e virusit.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve që konfirmohen çdo ditë.

Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 78,127  persona të infektuar dhe 1380 persona kanë humbur jetën.