Wednesday , April 14 2021

Djali shkruan një letër për mami Alketën. “Ne po zbulojmë sot disa gjëra që…”

Alketa Vejsiu është ndër ata personazhe publikë që kurrë nuk i ka treguar imazhet e fëmijëve të saj publikisht, megjithëse shumë rrallë ka publikuar një ose dy foto të tyre me kurriz. Por kur vjen puna tek surprizat që ata i bëjnë, gazetarja i ndan me ndjekësit me kënaqësi, siç ka bërë edhe sot.

Djali saj ka shkruar në anglisht për të dhe Alketa e tregoi sa shumë është emocionuar. Me sytë e djalit të saj ne po zbulojmë sot disa gjëra që nuk i dinim për Vejsiun.

“Mami Alketa. Ndihmon, e përkushtuar. Do të jetë në avion gjatë perëndimit të verdhë dhe të kuq. I pëlqen të hajë tartuf. I pëlqen të shohë fëmijët kur mësojnë. I pëlqen të kërcej kur dëgjon këngë si përshembull ‘Calma’. Thotë që liderët lexojnë dhe dija është fuqi. Është shumë e dashur nga familja e saj veçanërisht nga djali Lionel”, shkruan i vogli.