Saturday , May 8 2021

“Nuk dija gjë” – Arjan Konomi komenton i përlotur trekëndëshin Beart-Andi-Tea

Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ka reaguar sot për çështjen e bujshme që ka trazuar pothuajse të gjitha rrejtet sociale: Andi-Tea-Beart. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Arjani i prekur nga kjo ngjarje shprehet se është po aq i shokuar sa të gjithë. Opinionisti thekson se nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarje duke mos patur informacionin më të vogël.

“Ajo që ndjej të them fillimisht si detyrë për veten time dhe për ndershmërinë time, nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël, as dyshimin minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë.

Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë për ata që kanë besuar tek fjala ime dhe tek unë”, tha Arjani i përlotur.