Thursday , March 4 2021

Publikohet për herë të parë kontrata e firmosur nga Andi dhe Tea e ‘Përputhen’, shikoni sa është gjoba nëse…

Një pjesë e kontratës së firmosur nga ish-konkurentët e “Për’puthen”, Tea dhe Andi, të cilët dolën si çift nga programi është publikuar në rrjetet sociale. Kjo pasi vetëm pak ditë pas daljes së tyre, në rrjet u shpërndanë fotot e Teas me ish-konkurentin tjetër, Beartin, të cilët tashmë kanë konfirmuar një romancë mes tyre.

Ditën që u publikua sĸandali, Andi doli me deklaratën se ishin të detyruar të dilnin si çift, për shkak të kontratës që kishin firmosur. Në një pjesë të publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e fansave të tyre, në kontratë ndër të tjera thuhet se në rast prishjeje të imazhit të emisionit, konkurenti detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Megjithëse, ende nuk është konfirmuar që kjo është kontrata e vërtetë për të cilën Andi shkruante në ‘instastory’. Ende nuk dihet nëse ata do të jenë të detyruar të paguajnë ‘dëmin’ për prishje imazhi. Në dy javët e fundit të qëndrimit të tyre në emsionin e dashurisë, ata vazhduan‘lojën’ sikur ishin të dashuruar dhe ishin gati të dilnin të njiheshin në privatësi. Me epitetet ‘nusja’ dhe ‘burri’ ata dolën nga emisioni, madje duke i dhënë llokume konkurentëve të tjerë.