Wednesday , June 23 2021

Covid-19/ Mund të infektohesh dy herë nga koronavirusi, madje më rëndë se herën e parë

Kishte dyshime të forta nëse nga koronavirusi infektohesh njëherë apo më shumë. Duket se në Kosovë, disa persona janë paraqitur në  Klinikën Infektive në QKUK, për trajtim pasi kanë rezultuar për herë të dytë me koronavirus. Këtë lajm e ka bërë me dije drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila është shprehur se infektimi i dytë është më i rëndë se i pari, e madje mund të jetë nevoja edhe për shtrim në spital.

“Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen”, tha ajo.