Sunday , February 28 2021

Mblidhet urgjent Komiteti i Ekspertëve, Dr. Najada Çomo jep lajmin e keq

Komiteti i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp. Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka deklaruar se në spitalin Covid1 është rritur ndjeshëm numri i të shtuarve të cilët paraqesin një gjendje të rënduar. “Në Covid1 janë shtuar numri i të infektuarve dhe kjo do të thotë shtim i të shtruarve në spital. Vihet re një rritje e të sëmurëve të cilët kanë paraqitur një gjendje të rëndë shëndetësore.

Të shtruarit në spital fillojnë nga mosha 30-vjeçare deri ne 99-vjeçe, ndërsa mosha mesatare është 55-56 vjeç. Dua të them që të rinjtë që janë në moshë të re kanë paraqitur një formë të rënduar nga Covid-19. Dua të këshilloj mbajtjen e maskës sepse nuk po mbahet.”, u shpreh Çomo.

Ndërsa Zv.ministrja Rakacolli tha se në fund të kësaj jave pritet të merret vendimi për sezonin e provimeve në universitete. “Fatmirësisht deri tani situata vazhdon të mbetet e kontrolluar, dhe për këtë arsye u vendos që të vazhdojë ndërprerja e fluturimeve, dhe në lidhje me kërkesën e universiteteve po punojmë së bashku me MASH për të mundësuar realizimin dhe do të kemi një vendim deri në fund të kësaj jave.

Jemi në një moment delikat, mos të harrojmë që jemi në stinën e dimrit dhe njerëzit janë në ambiente të mbyllura. Për këtë arsye kërkohet një angazhim më i madh i të gjitha strukturave për të zbatuar me shumë rrigorozitet për mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet e rekomanduara, respektimin në detaj të distancës. Nëse këto do të jenë të qëndrueshme, nuk do të merren masa të tjera”, u shpreh Rakacolli.