Wednesday , June 23 2021

U tha se kanë pasur një lidhje të fshehtë dashurie në ‘Përputhen’, ja cilët janë protagonistët (Foto)

Ditën e djeshme, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erjon Geca, hodhi një hije dyshimi mbi marrëdhënien e trefishët të Tea Trifonit brenda në “Për’puthen”. Ajo doli “çift” me Andin, ndërsa kishte një lidhje të fshehtë me Beart Rexhepin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ndërkohë, Erjoni e ka akuzuar Tean edhe për një lidhje me një tjetër konkurrent, Arbër Arucin, i cili pak ditë më parë la emisionin.

“STOP Ahengun, të marrim vesh kush është dhëndri këtu A,B,C?” – shprehet Geca.

Tea nuk reagoi pas këtyre deklaratave, ndërsa në kanalin e Luana Vjollcës në Youtube është publikuar video e intervistës së Arbrit në “Afterparty”. Ndër të tjera, ai nuk i ka shpëtuar dot një pyetjeje për Tean, e cila e vendosi në siklet.

“Tea për mua është…”– ishte fjalia që Arbri duhet të plotësonte, ndërsa ai u përgjigj:

“Kësaj nuk dua t’i përgjigjem”.

Gjithashtu, ish-konkurrenti u vendos përballë zgjedhjes “Shqipen apo Tean” dhe ai zgjodhi Shqipen.

Tea dhe Arbri patën takime në “Për’puthen”, mirëpo krejt papritur ata nisën të mos flasin me njëri-tjetrin dhe megjithëse u pyetën në studio ç’kishte ndodhur, ata zgjodhën ta kalojnë duke u shmangur e duke u justifikuar se nuk kishte ndodhur asgjë. Por, duket se konkurrentët dhe ish-konkurrentët dinë diçka më shumë për ta!