Monday , March 1 2021

Vajza nga Elbasani shfaqet ndryshe, e lë pa fjalë Saimirin e ‘Love Story’. E mëson të bëjë…

Saimiri dhe Meri kanë kaluar një ditë mjaft të këndshme dhe argëtuese, teksa ajo i kishte bërë edhe një surprizë 33-vjeçarit. Duke qenë se në takimin në vilë ku të gjitha vajzat përgatitën nga një pjatë për Saimirin, Meri nuk ishte, ajo vendosi t’i bëjë atij byrek. Madje Meri i ka mësuar edhe Saimirit si të hapë petët e byrekut.

Saimiri: S’ka më bukur se natyra, e kam shumë qejf. Në Shqipërinë tonë çdo gjë e ndjej më shumë, më me zemër.

Meri: Është normale, ke lënë zemrën këtu edhe pse jeton atje. Dua të bëj diçka tradicionale dhe ti do më ndihmosh mua të bëjmë një byrek në saç.

Saimiri: Mos më bëj të çohem unë se po u çova do lëpish gishtat. Me çfarë do e bësh?

Meri: Dua ta bëj me spinaq, majdanoz, qepë…Tani vjen pjesa më e bukur sepse do vish të më ndihmosh.

Saimiri: Do hapim petët? Bobo! Më të vështirën më le mua! Si të duket kjo? Byreku i parë në jetën time, ia dolëm më në fund!

Meri sot u kënaqa, jo vetëm nga natyra e bukur që më solle këtu, por edhe byrekun që bëre për mua, më ktheve në fëmijërinë time.

Meri: Këtë meritë e kemi të dy sepse gjithë atë punë të madhe, më ndihmove edhe ti.

Saimiri: Ti ke qenë një nga të preferuarat e mia që në natën e parë, kur unë të kam parë atje tek vila. Sa herë jam me ty kam një ndjesi shumë të veçantë, ndihem shumë mirë. Shpresoj që kjo ndjenjë mos të shuhet kurrë.

Meri: Ashtu shpresoj dhe unë, tani po më rreh zemra fort. Gjithë ky rrugëtim, guximi që erdha këtu, nuk paska shkuar kot.

Saimiri: Prandaj t’i thashë edhe këto fjalë, që ti ta dish, çfarë mendoj unë për ty dhe pse je këtu. Mos mendo se për mua je si gjithë të tjerat. Por je e veçantë.

Meri: Me këto që më the tani, nuk do më zërë gjumi vetëm nga lumturia. Çdo javë kam pasur mendime të ndryshme, të luhatura dhe ka qenë shumë e vështirë për mua. Nuk e prisja të arrija deri këtu. Ndjenja e pëlqimit sa më shumë vjen e rritet. Sot më dhe përsëri një siguri duke më thënë që jam një ndër të preferuarat e tua.

Saimiri: Dua të shoh se cila nga ju përshtatet më shumë me mua për të krijuar dicka bashkë. Je gati ti të krijosh familjen tënde dhe të jetosh me mua?

Meri: Natyrisht që po!

Saimiri: Do më premtosh që do luftojmë për njëri-tjetrin dhe nuk do dorëzohesh aq kollaj?

Meri: Kështu si më ke siguruar sot, ta premtoj!/tvklan.al