Saturday , March 6 2021

E ťrishtë! Shuhet në moshë të re doktoresha

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, pas një sëmundje të rëndë, doktoresha nga Durrësi Anisa Dedja. Lajmin e tŗishtë e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekut Durrës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të së ndjerës.

Postimi i plotë: Me ďhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja. Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji. Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja! Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte! Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë. I paharruar qoftë kujtimi i saj