Thursday , May 13 2021

Saimiri duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe e shpreh hapur që i ka munguar Meri: “Dy javë m’u dukën si dy muaj”

Ashtu siç edhe e ka deklaruar vetë Saimiri, Meri mbetet një nga vajzat e tij të preferuara që nga nata e parë e spektaklit Love Story. Pas dy javësh, ata janë takuar sërish, këtë herë në Gjinar, një vend që e kishte zgjedhur Meri. Veç të tjerash, 33-vjeçari u shpreh se dy javë i janë dukur si dy muaj, gjë që shpreh hapur edhe faktin që Meri i ka munguar.

Saimiri: U bë kohë pa takim!

Meri: Dy javë.

Saimiri: U duk si dy muaj.

Meri: Të paskam munguar!

Saimiri: Po ndeshjen e Milanit e pe? Ishe e mërzitur se kishte humbur më duket?

Meri: Eh!

Saimiri: Po bashkë do shkojmë të shohim ndonjë ndeshje të Milanit? Të ftoj që të shkojmë ta shohim në stadium. Ti ku do doje të shkoje?

Meri: Kam shumë dëshirë të shkoj njëherë në Afrikë, do më pëlqente po të shkonim bashkë! Do vije ti?

Saimiri: Po do shkonim…

Meri: Mund të shkojmë t’ju vijmë në ndihmë fëmijëve të varfër.

Saimiri: Sa të shkon kjo kapelja?

Meri: Faleminderit!

Saimiri: Sa bukur qenka këtu! Paske zgjedhur një vend shumë të veçantë sot për ne të dy. Me këtë liqenin e vogël këtu më duket vetja si në Zvicër.

Meri: Kam edhe diçka tjetër, meqë vajzat bënë diçka speciale për ty dhe unë nuk isha…kam edhe unë diçka për ty sot.

Saimiri: Do gatuash sot për mua?

Meri: Ma ke kërkuar disa herë dhe ja ku është rasti./tvklan.al