Saturday , May 8 2021

Aksident i rëndë rrugor në Belsh. Humb jetën një person

Një kasident i rëndë rrugor ka ndodhur meditës e sotme në aksin rrugor Belsh – Kuçovë. Pikërisht në fshatin Dëshiran një automjet tip Ëolksvagen ka përplasur një motçikletë në të cilën udhëtonin 2 persona. Njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa tjetri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë: Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volksëagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktu të aksidentit.