Monday , March 8 2021

Njihuni me Ana Luçian, vajzën nga Guatemala që u dashurua me mjekun shqiptar me shikim të parë

Ana Luçia, një avokate nga Guatemala ka treguar se si dashuria me një mjek shqiptar, e solli të jetonte në Shqipëri.  Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj kardio-kirurg kishte shkuar në Guatemalë për punë dhe lidhja mes tyre kishte qenë një dashuri me shikim të parë.

“Ishte duke festuar ditëlindjen me miqtë dhe shokët e tij. Unë isha në një restorant. Ai u dashurua me mua në një sekondë. Ne jetuam 1 vit në Guatemalë, ai mbaroi gjërat e tij dhe pastaj iku në Itali dhe qëndroi atje një tjetër vit. Pastaj u transferua këtu sepse mungonte një kardiokirurg në Shqipëri”, tregoi ajo.

E pyetur nëse kishte dëgjuar  më parë për Shqipërinë, Ana Luçia pohoi se në fakt që në fëmijëri.

“Kur isha shumë e vogël nuk ekzistonte internet fare dhe mamaja ime kishte një enciklopedi shumë të madhe me veshje tradicionale nga e gjithë bota. Dhe unë zgjodha  atë nga Shqipëria  dhe Mali i Zi  si ato që më pëlqenin më shumë”, tregoi ajo./Opinion.al