Wednesday , June 23 2021

“Nuk kemi marrë kokërr leku”, zbulohet shifrat marramendëse me të cilat paguhen konkurrentët

Tea dhe Andi nga spektakli “Për’puthen” kanë qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. Personazhet në fjalë dolën çift nga emisioni ku kishin shkuar për të gjetur dashurinë, mirëpo rezultoi që e gjitha të ishte një farsë pasi vetëm pak ditë nga përfundimi i rrugëtimit të tyre ku gjetën personin e zemrës janë publikuar disa foto të Teas duke u puthur me Beartin, një nga ish konkurrentët e “Për’puthen”.

Pas akuzαve të shumta mes produksionit dhe Teas, kjo e fundit ka vendosur që të flasë sërish, duke ju drejtuar autores së “Për’puthen” publikisht. Duke treguar versionin e saj të historisë tanimë ajo nuk përmend kontratën si më parë, por thjesht këmbënguljen e Olsës që ajo dhe Andi të qëndronin. “Dhe pas kësaj ju na përmendni kr¡m¡n tonë të rëndë që është giveaway, bizneset që bëjmë ne kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua, jo se më doje, jo se më paske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata. Edhe unë personalisht madje, edhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo, asnjë lloj pagese, kemi ardhur aty vetëm me shpenzimet tona me veshjet tona, transportin tonë, me kohën tonë me gjithçka. Edhe ti na akµzon për biznese.

Na bëre që të vazhdonim takimet ashtu siç e pranuat dhe vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar që t’i bëjmë ato takime derisa më në fund ne nuk pranuam dhe më në fund kur nuk bëmë më takime, kur nuk pranuam të bënim më takime na nxorët dhe e shtytë emisionin në ditën e fundit me komente se nuk kishit çfarë të bënit. Gjithsesi boll u talle, mos vazhdo të tallesh më, sepse tek e fundit edhe ne njerëz jemi”, u shpreh Tea ditën e djeshme gjatë një videoje duke lënë mënjanë kështu detyrimet ligjore.

Ndërkaq lidhur me këtë pjesë nuk ka munguar as reagimi i ish opinionistit të “Për’puthen”, Meridian Rmaçaj, i cili ka treguar përfitimet e mëdha që marrin konkurrentët nga fama. “ Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e fr¡kshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy. Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje. Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kurioz të dinë si është e vërteta”, u shpreh ai.

Ramçaj përmendi gjithashtu edhe shfrytëzimin e rrjeteve sociale për reklama dhe konkretizoi deklaratën e tij duke përmendur shifra tejet të larta. “Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, ishin fjalët e tij. Descript.al