Saturday , May 8 2021

Skαndali i Teas dhe Andit tërheq vëmendjen e aktores shumë të dashur për shqiptarët, Sadna befason me reagimin e saj (FOTO)

Një nga serialët indianë që i fiksoi shqiptarë disa vite më parë është ai i ‘Bidait’, ku protagoniste kryesore ishte aktorja që luante rolin e Sadnës. Vdekja e aktores në film u përjetua aq shumë nga shqiptarët sa të gjithë u përlotën.  Mirëpo teksa tashmë gjithë Shqipëria po zjen nga ndarja e Teas me Andin dhe zbulimi i lidhjes së saj me Beartin, opinionisti Meridian Ramcaj bëri njënparalelizëm mjaft gazmor.

Ramcaj u shpreh se dy kanë qenë humbjet më të mëdha të shqiptarëve, së pari vdekja e Sadnës dhe së dyti ndarja e Teas me Andin nga Përputhen. Në rrjet kanë qarkulluar video dhe meme, por duket se aktores indiane i kanë rënë në sy e madje ka thënë edhe disa fjalë.

Aktorja e rolit të Sadnës, Sara Khan ka postuar në llogarinë e saj në Instagram videot dhe madje nuk ka nguruar të falenderoj të gjithë shqiptarët!

“Kjo është magjepsëse faleminderit për të gjithë dashurinë”, – shkruan aktorja.

“Faleminderit Shqipëri për të gjithë dashurinë”, – shkruan në postimin pasardhës.

FOTO: