Tuesday , May 11 2021

Zbuloni vesin e mbretëreshës Elizabeth, që askujt nuk do t’ia merrte mendja (Foto)

Mbretëresha Elizabeth është një nga personazhet e njohur të Britanisë së Madhe. Sipas “Cosmopolitan France”, ajo shfaqet gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike, ndaj nuk është habi që të gjithë të pyesin si ia del mbretëresha të jetë kaq në formë.

Sigurisht që regjimi ushqimor është një ndër pjesët kryesore për titullin që mban, gjenet e mira apo kontrollet periodike shëndetësore, por mendohet se edhe alkooli luan një rol të rëndësishëm në gjendjen e saj.

Mbretëresha Elizabeth është e dashuruar pas alkoolit. Nisur nga pamja e rreptë, askujt nuk do t’ia merrte mendja se ajo pëlqen alkoolin. Sipas burimeve në Pallatin e Buckingham-it, 94-vjeçarja ka më shumë se 50 vjet që pi plot 4 gota në ditë, sigurisht të alternuara në varësi të vakteve.

Ajo e nis gjithmonë mëngjesin me një kombinim të xhinit dhe verës së aromatizuar Dubonnet, të cilës i shton shumë akull dhe një fetë limoni. Drekën e shoqëron gjithmonë me verë, ndërsa për mbrëmje i lejon vetes një gotë Martini. Nuk ka mbaruar akoma. Pak para se të flejë mbretëresha Elizabeth pi një gotë shampanjë, të cilën sigurisht që ia përgatit baristi i pallatit mbretëror, Paul, i cili punon për të prej shumë vitesh.