Monday , March 8 2021

Ka ditëlindjen sot/ Alban Hoxha sapo kaloi çdo pritshmëri, i bën Çiljetës dhuratën romantike që ëndërron çdo vajzë

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja simpatike Çiljeta Xhilaga, njoftoi me anë të një postimi në  Instagram se kishte humbur babanë pas një beteje të gjatë me Koronavirusin.  Ajo zgjodhi fjalët më të ëmbla dhe të ndjera për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gjithçka që kishte bërë për të, duke sjellë për herë të parë për ndjekësit jo vetëm disa imazhe të të atit, por edhe të fëmijërisë e adoleshencës së saj.

Sot ajo feston 36-vjetorin e lindjes, e sigurisht që në tavolinën festive do të ndiejë mungesën e tij, por është me fat pasi ka shumë njerëz që e duan. Një prej tyre është sigurisht i dashuri i saj i zemrës portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i cili e ka surprizuar me një dhuratë tejet të veçantë, një yll që mban emrin e saj.

Këngëtarja e njohur ka ndarë disa video të dhuratës speciale në Instastory, të cilën e ëndërrojnë çdo vajzë. Gardiani i portës së Partizanit nuk është ndalur me kaq, një xhentëllmen i vërtetë nuk i harron kurrë trëndafilat e kuq, apo jo? Sa mirë kur ke një partner romantik!