Wednesday , April 21 2021

Publikohet biseda telefonike, autorja e Përputhen e dinte për lidhjen e Teas? Ja si qëndron e vërteta

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Erjon Geca ka akµzuar produksionin se ka qenë në dijeni të historisë Tea-Andi-Beart. Në një postim në Instastory, ai ka shkruar se e kanë mësuar të vërtetën që në dhjetor. Sipas deklaratës së Erjonit, produksioni ka vazhduar t’i mbajë konkurrentët në program për audiencë dhe për përfitim nga klikimet.

“I mbante për arsye audience dhe përfitimi nga klikimet dhe reklamat pasi këto personazhe ishin më të kërkuarit dhe klikuarit, duke shfrytëzuar imazhin e tyre dhe personalitetin e tyre për arsye përfitimi. Ndërsa ne të drejtët dhe që bënim çdo gjë me sinqeritet, eliminoheshim…”, ka shkruar ai mes të tjerash.

Ish-konkurrenti ka publikuar dhe një audio të një tjetër konkurrenti (emrin e të cilit nuk e ka përmendur) me Olsën.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, Bearti…nga na doli ky Bearti…më bëhet qejfi që më more për këtë, mendoj të vish nesër dhe të bëjmë një takim, se sot është vonë”, dëgjohet të thotë autorja e “Përputhen”.