Thursday , March 4 2021

“Faleminderit që u shpëtove fëmijëve të mi, nënën!” / Artistja e njohur falenderon publikisht doktoreshën që i shpëtoi jetën nga Covidi

Kudo që hedhim sytë shohim njerëz të mbuluar me maska, kudo që shkojmë flitet për Covid-19, nëpër kafene, në punë, në shkolla, në çdo kanal televiziv, kudo, kudo… Ka kaluar më shumë se një vit që i gjithë njerëzimi mbrohet dhe lµfton kundër këtij virusi i cili paralizoi të gjithë globinPor ky virus, që transformoi tërësisht jetët tona, la pas edhe histori frymëzuese, siç është edhe historia që çeli rrugëtimin e programit “Dua të të bëj të lumtur” në këtë sezon të pestë të tij.

Muaj më parë u dha lajmi se artistja e njohur nga Shkodra, Justina Aliaj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se po lµftonte me Covid-19 në spitalin e infektivit në Tiranë. Fatmirësisht pas një kohe të gjatë kurimi dhe me përkujdesjen e mjekëve, ajo i’a doli mbanë që të mposhtë këtë sëmundje dhe ti rikthehej normalitetit shëndoshë e mire.

I gjithë ky rrugëtim për të nuk ishte i lehtë, por mbresa të mëdha tek ajo kishte lënë i gjithë përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit mjekësor, por veçanërisht ai i doktoreshë Najada Çomo. Për këtë arsye, Justina kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që të falenderonte publikisht doktoreshë Najadën që i kishte shpëtuar jetën.

“Doktoresha ime të ftova këtu për të të falenderuar për çdo gjë që bëre për mua gjatë kohës që isha sëmurë. Të falënderoj që u shpëtove fëmijëve të mi nënën!”,- u shpreh Justina.

Ndërkohë, Justina nuk ishte e vetmja e ftuar surprizë për doktoreshë Najadën, pasi programi “Dua të të bëj të lumtur” në studio kishte sjellë edhe vajzën e doktoreshës, Greisin e cila me mesazhin e saj: “Mami të dua shumë!”, përloti Najadën. Nën emocione të forta dhe përlotje, kjo surprizë u mbyll me një performancë nga artistja e mirënjohur, së cilës i kishte munguar skena dhe kënga për më shumë se 5 muaj për shkak të infektimit.