Wednesday , June 23 2021

Përndiqte 34 vjeçaren, arŗestohet një person në Elbasan

Një 61 vjeçar është ndaluar nga komisariati i policisë Elbasan pasi prej kohësh ai përndiqte një 34-vjeçare. Sipas informacioneve jo zyrtare, 34-vjeçarja prej disa ditësh përndiqej nga një burrë dhe kjo ka bërë që ajo të telefonojë policinë. Me të marrë telefonatën policia ka bërë të mundur aŗrestimin në flagrancë të një 61 vjeçari, raporton elbasaniplus.

Njoftimi zyrtar i Policisë: Specialistët për Hetimin e Kŗimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, aŗrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan,  pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme  34 – vjeçaren. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.