Sunday , March 7 2021

Familja e fundit e kovaçëve, babë e bir në Elbasan nuk shkëputen nga tradita e vjetër

Kovaçi i vjetër “është zanat i rëndë, duart bëhen me qymyr, por lahen prapë, nuk është turp. Po kur ha bukë e fut paratë në xhep, është turp?” thote Shahin Kurti. Me këtë shprehje të babait të tij u rrit Aurel Kurti dhe që në moshën 13 vjeçare do të niste të punonte pranë babait të tij kovaç. Sot ai është në përfundim të shkollës profesionale për mekanik dhe synon që më vonë të krijojë një punishte më të madhe se ajo e babait.

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” dhe kjo nuk është thjesht një shprehje në kuptimin e figurshëm të saj, por një proces i vështirë pune që dikur ishte baza e prodhimit të vegla bujqësore.

Tashmë që industria është zhvilluar, kovaçët janë të rrallë, por familja Kurti nuk heq dorë nga puna me të cilët ka jetuar me dinjitet.

Me duart e copëtuara, por me ndërgjegjen e qetë, Shahini dhe djali i tij, jo vetëm që e bëjnë me dëshirë punën, por janë të kënaqur që garantojnë të ardhmen e familjes./tch/