Monday , March 8 2021

Të vaksinuarit antiCOVID/ Shqipëria gati pasaportën, ja ku mund ta merrni dhe si do të funksionojë?

Shqipëria tashmë ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit. Sipas njoftimit të kryeministrit Rama, pasaporta e vaskinimit të COVID-19  do të mund të merret nga qytetarë nëpërmjet portalit e-Albania.

Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?

Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.

Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina.

 “Hapat e procedures janë; identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.”

Gjithashtu një tjetër problem i ngritur nga ekspertët është ai i falsifikimit të kartave që do të jenë çelësi për të udhëtuar sërish në botë. Privilegj që së shpejti do ta kenë të vaksinuarit. Këta të fundit me kartën që tregon se janë vaksiksinuar do të mund që t’i rikthehen jetës normale.