Sunday , March 7 2021

U përfol për lidhjen me Andin, Melisa largohet nga “Per’puthen” dhe tregon arsyen

Puntata e sotme e “Përputhen Prime” ishte si gjithmonë plot me debate dhe dinamika mes konkurentëve dhe opinionistëve, megjithatë ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe me gjasë do të komentohet gjatë është largimi i Melisës. Ajo ka zgjedhur të largohet nga formati mbrëmjen e sotme, vendim të cilin e kishte njoftuar që do ta bënte disa ditë më parë.

Çfarë ndodhi gjatë javës?

Në një nga puntatat e javës, ku Ana ishte moderatore, Melisës ju kërkua të zgjidhte njërin prej djemve për një takim, por ajo preferoi të mos dilte me asnjërin. Si arsye për këtë, Melisa dha faktin që tek “Prime” do njoftonte diçka shumë të rëndësishme dhe kështu bëri. Ndërkohë si arsye të largimit Melisa tha që është e ngarkuar psikologjikisht dhe nuk mund të vazhdojë. E pyetur nga produksioni nëse largimi lidhej me Andin dhe fjalët që qarkullojnë se kanë një marrëdhënie, Melisa tha jo. Gjjthsesi mendimi i ndjekësve të programit, por edhe i joni është që vendimi me siguri është i lidhur me Andin dhe provat që po qarkullojnë dhe ndoshta do qarkullojnë në rrjet.

/News31