Friday , February 26 2021

Kohe pandemie/ Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021

Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021. Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2021 për arsimin e mesëm të lartë do të jenë:

– Lëndët e detyruara – Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj

– Provimi i lëndës me zgjedhje

Programet orientuese për lëndët e detyruara mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë, ndërsa programi orientues i lëndës me zgjedhje mbështetet në lëndën bërthamë dhe atë me zgjedhje.

Datat për provimet e Maturës Shtetërore janë këto:

Gjuhë e huaj – 03 qershor 2021

Gjuhë shqipe dhe letërsi – 07 qershor 2021

Matematikë – 11 qershor 2021

Provimi me zgjedhje – 15 qershor 2021

Rezultatet e provimeve do të publikohen deri në datën 30 qershor, ndërkohë diplomat do të fillojnë të shpërndahen në 15 korrik.