Tuesday , May 11 2021

Hidhet poshtë përhapja e Covid-19 nga laboratori kinez; Ja dyshimet e forta të ekspertëve të OBSH-së

Prej disa kohësh ekspertët e OBSH kanë shkuar në Kinë, Wuhan për të studiuar mundësitë e shpërthimit të virusit përpara 1 viti, pra origjinën e tij. Sipas tyre deri më tani nuk ka asnjë mundësi që virusi të ketë shperthyer si pasojë e pakujdesive nga laboratori Kinez, për shkak se ky laborator dhe Instituti i Virologjisë së Wuhanit, në Kinën qendrore, ka mbledhur mostra të virusit për arsye studimi.

Eksperti i OBSH-së për sigurinë e ushqimit dhe sëmundjet e kafshëve Peter Ben Embarek doli sot në një konferencë për shtyp ku tha:

“Përfundimet tona fillestare sugjerojnë që ekspozimi përmes një specie ndërmjetëse pritëse është rruga më e mundshme e transmetimit të virusit, por nevojiten studime dhe kërkime më specifike. Gjetjet sugjerojnë që hipoteza e incidenteve laboratorike nuk ka shumë të ngjarë të shpjegojë futjen e virusit në popullatën njerëzore dhe nuk do të sugjerohet si një rrugë e studimit të ardhshëm”.

Sipas ekspertit Embarek, virusi mund të jetë transmetuar edhe përmes produkteve të ngrira, por pa specifikuar.  Ndërsa Kina ka përballuar disa ringjallje të lokalizuara të infeksionit që kur mori shpërthimin nën kontroll vitin e kaluar, jeta në qytetin e Wuhanit është kthyer në normalitet.

Ekipi i OBSH- së, i cili përfshin ekspertë nga 10 vende mbërriti në Wuhan nga Singapori në 14 Janar dhe kaloi dy javët e para në karantinë. Vizita është politikisht e ndjeshme për Pekinin. Qeveria kineze ka vendosur kufizime në studimet për shpërthimin e virusit dhe ka parandaluar shkencëtarët të flasin me gazetarët.