Thursday , June 24 2021

Përplasen dy automjete në rrugën Elbasan-Mengel, i plagosuri dërgohet në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan- Librazhd  në vendin e njohur si “Ura e Lizes”. Nga përplasja e rëndë mes dy mjeteve mësohet se ka mbetur i plagosur të një person, i cili po transportohet me urgjence drejt spitalit të Elbasanit.

Paraprakisht shkak i aksidentit mendohet se ka qene lagështira në rruge dhe rreshjet e shiut. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve.