Monday , March 8 2021

Studimi/ Zbulohet kodi gjenetik gati i ngjashëm me koronavirusin tek lakuriqët e natës në këtë shtet

Shkencëtarët thonë se koronavirusët e lidhur me Sars-Cov-2 mund të kenë qarkulluar tek lakuriqët e natës në shumë pjesë të Azisë, jo vetëm 1. Së fundmi, një virus i cili përputhet me atë të Sars-Cov-2 është zbuluar tek lakuriqët e natës në një shpellë në Tajlandën e pjesës lindore. Sipas shkencëtarëve, koronavirusi mund të jetë i pranishëm në shumë rajone aziatike dhe zbulimi i tyre shtrin zonën në të cilën janë gjetur viruse të lidhura bashkë në një distancë prej 2983 milje.

Sipas studimit të publikuar në Nature Communications, mostrat për këtë rast janë marrë vetëm në Tajlandë dhe madhësia e kampionimit ishte e kufizuar, por u zbulua një shkallë e lartë e lidhjes gjenetike me Sars-Cov-2, të pranishëm tek speciet.

Studimet e kaluara kanë sugjeruar që Sars-CoV-2 u shfaq tek një specie si lakuriqi i natës para se të përhapet tek njerëzit. Por ende nuk është gjetur origjina e saktë e virusit, ndërkohë që ekipi i OBSH-së po vijon punën në Wuhan të Kinës.

Virusi i izoluar i quajtur RacCS203, është tepër i ngjashëm me kodin gjenetik të SARS-CoV-2 (duke shfaqur 91.5% ngjashmëri në gjenomet e tyre).Rezulton gjithashtu e lidhur ngushtë me një koronavirus tjetër – të quajtur RmYN02 – i cili gjendet te lakuriqët e natës në Yunnan, Kinë dhe që tregon ngjashmëri 93.6% me gjenomin e Sars-CoV-2.

Studiuesit nga Tajlanda, Singapori, Kina, Australia dhe SHBA, ekzaminuan antitrupat tek lakuriqët e natës dhe tek specia e quajtur pangolina e eksportuar në Tajlandën jugore. Ata thonë se antitrupat ishin në gjendje të neutralizonin virusin pandemik, që është provë e mëtejshme se koronavirusët e lidhur me SARS-CoV-2 po qarkullojnë në Azinë Juglindore.

*Tiranapost.al