Tuesday , March 9 2021

Altin Basha sfidon ‘Portokallinë’ me emision të ri humori, ja ku do punojë me ekipin e ri

Regjizori Altin Basha, i cili eshte edhe autori i spektalit me te ri te humorit qe sfidon Portokalline, “Kosherja”, ka zbuluar shumë surpriza lidhur me të. I pyetur nëse pjesë e spektaklit do të jenë emra që ai ka pasur mospërputhje më herët, ai ka dhënë një përgjigje të prerë.

Basha ka theksuar se gjithçka ka qenë artistike dhe jo personale. “Puna ka nisur, ‘Kosherja’ është një metafor e Shqipërisë, gjen bletë, grerëza, miza. Të kujton shijen e mjaltin, të kujton thumbin padyshim mund të pushtohet edhe nga grerëzat.

Padyshim ‘Kosherja do të bëhet një vend që do të bashkoj artistë nga e gjithë Shqipëria. Mospërputhjet e mia janë artistike dhe jo personale. Kam ndërtuar për 17 vjet një skuadër kampion dhe diskutime do ketë. Është njësoj si t’ja thuash një trajneri me një skuadër kampion pse ke formuar këtë skuadër”, tha ai