Sunday , June 20 2021

Kohë me shi dhe temperatura të ulëta, por a do të bjerë borë gjatë fundjavës në Elbasan? Ja parashikimi

Sot do mbetemi me vranësira në gjithë territorin, do kemi reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në skajin verior gjatë gjithë ditës së sotme, në zonat qëndrore dhe në jug kemi fuqizim vetëm gjatë mesditës ku presim rrebeshe shiu. Mbrëmja kryesisht do jetë me vranësira dhe reshje të papërfillshme.

Dita e enjte sjell fuqizim të vranësirave dhe fuqizim të reshjeve në të gjithë territorin. Presim rrebeshe afatshkurtra në veri dhe në qendër dhe më pak në zonat jugore. E enjtja përmbyll këtë katër-ditor me reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të territorit por theksojmë se kanë qenë më të fokusuara dhe do vijojnë të jenë në veri dhe veriperëndim të territorit.

Rënia e temperaturave do ndihet edhe gjatë pasdites së te enjtes dhe kryesisht dhe fundjava do sjellë një valë të acartë në territorin shqiptar. Detajet e valës së acartë do i themi në ditët në vijim. Sipas meteorologëve fundjava pritet të sjellë reshje dëbore edhe në zonat e ulëta, edhe në Elbasan.