Tuesday , March 9 2021

Saimiri i “Love Story” konfirmon se e ka ndarë mendjen për vajzën që do marrë

Saimiri, protagonisti i “Love Story”, ka folur pak më shumë rreth jetës së tij private dhe vijueshmërinë e spektaklit që e vuri atë në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, 33-vjeçari ka deklaruar se e ka ndarë mendjen për vajzën që do të zgjedhë në fund.

Shprehja që ti përdor më shumë në jetën e përditshme?

Shumë njerëz më thonë që je i përsëritur kur kam takimet me gocat, por këto janë gjërat që unë dua të di nga të gjitha vajzat. Janë disa gjëra bazë që të interesojnë tek çdo njeri.

Po pyetja që të kanë bërë vajzat dhe të ka bërë ty të mendosh?

Pyetja ‘çfarë ndejn ti për mua?’. Saimiri mundohet t’i shmanget pak me elegancë sepse e kam thënë që është shumë e vështirë të krijosh diçka thellë me një person para publikut. Por tani nga fundi sigurisht që janë shtuar ndjenjat sepse kanë mbetur pak vajza.

E ke ndarë mendjen se cilën nga vajzat do zgjedhësh?

Afërsisht e kam ndarë mendjen. Unë kam tipin në fakt që nuk tregoj shumë emocion, e mbaj përbrenda. Duhet të më jesh afruar shumë afër që unë të hapem me një njeri.  Cili është zhgënjimi yt më i madh? Zhgënjim dashurie jo, por ti mund të zhgënjehesh me njerëzit. Ka njerëz që kishin ato maskat veneciane që hiqen ndryshe nga çfarë janë.

E quan veten një person që do bënte gjithçka për dashurinë? Patjetër që po. E kam thënë që nëse unë ndjej për një vajzë, mund të bëj gjithçka. Mendon se e ke kaluar dashurinë e jetës? Kam pasur dashuri në jetë, sigurisht!

Çfarë do të doje të ndryshoje në jetën tënde? Njeriu ka shumë ëndrra në jetë, disa i plotëson dhe disa jo. Por në përgjithësi jam i kënaqur me jetën time siç e kam jetuar deri tani. Nuk është se do të doja të ndryshoje diçka. Po në ‘Love Story’ çfarë do të doje të ndryshoje nëse do të fillonte sot? Ndoshta do kishte qenë më bukur nëse do të kishim pasur kohë më shumë, t’i njihja të gjitha vajzat akoma më shumë dhe të kishim pasur më shumë takime, sepse unë me vajzën fituese në total do kem 5 takime ose 6.

Çfarë mendon se pëlqejnë më shumë njerëzit tek ti? Njerëzit që më njohin e dinë që unë jam i vërtetë, i sinqertë, njeri që e mban fjalën. Jam pak ‘Old School’ në këto gjëra.