Saturday , May 8 2021

Tre raste të dyshuara me variantin britanik të koronavirusit në Elbasan. Tamponët dërgohen në…

Tre raste të reja të dyshuara si të prekur me koronavirusin mutant britanik janë regjistruar në Elbasan. Tamponët e marrë janë dërguar në Gjermani dhe gjatë javës së ardhme pritet përgjigja për të ta konfirmuar përfundimisht. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit janë rritur me shpejtësi rastet e reja me koronavirus në vendin tonë duke e kaluar shifrën mbi 1 mijë të prekur në ditë dhe me numër në total të rasteve pozitive mbi 80 mijë.

Ditwn e sotme janë kryer 4083 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1143 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.