Saturday , February 27 2021
Foto Arkiva

Aksident i rëndë rrugor në aksin rrugor Belsh-Cerrik. Humb jetën 23-vjeçari.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Belsh-Cerrik. Një automjet tip benz, i cili drejtohej nga një 23 vjeçar, ka humbur kontrollin. Kjo ka bërë që automjeti të dalë nga rruga, duke shkaktuar aksident me pasoja të rënda për drejtuesin e tij, i cili ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë: Në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç,  banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi  mjetit dhe për pasojë mjeti  ka  dalë nga rruga. Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.