Thursday , March 4 2021

Çfarë po ndodh? Bllokohet aksi rrugor Peqin-Elbasan

Një pemë gjigante është thyer si pasojë e motit të keq në fshatin Broshke duke u rrëzuar në rrugë. Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se si pasojë e erës së fortë është shkëputur edhe një shtyllë elektrike duke krijuar probleme me furnizimin me energji në disa zona.

Tashmë pritet ndërhyrja e autoriteteve për heqjen e pemës nga rruga për të bërë të mundur kalimin e automjeteve.