Monday , March 8 2021

E ka provuar vetë me Eduartin, Arbana Osmani iu tregon si ta surprizoni partnerin ditën e Shën Valentinit

Moderatorja Arbana Osmani përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka dhënë ‘recetat’ e saja sesi ta bëni që çdo ditë e juaj të duket si Shën Valentin. Ditën e sotme ajo ka treguar se mëngjesin e ka shijuar nga shtrati. Dhe nëse mendonit se ka qenë Eduarti ai që ka surprizuar Arbanën, gaboheni! Në fakt ka qenë ajo që ka përgatitur mëngjesin për veten dhe Eduartin, sepse në fund të fundit në një lidhje nuk duhet të japin vetëm meshkujt, por duhet të jetë një marrëdhënie e ndërsjellë.

“Këshilla numër 1 për ditën e Shën Valentinit, por edhe në një ditë normale: Surprizoni të dashurin me mëngjesin e preferuar në krevat”, ka shkruar Arbana, përkrah fotos me dy tost me avokado dhe vezë.

Jo më kot thonë se dashuria nis nga stomaku dhe ndaj Arbana ka ndjekur këtë këshillë për ta nisur ditën e saj plot dashuri. Moderatorja ka treguar gjithmonë se është shumë e kujdesshme ndaj gjithë familjes së saj dhe duke qenë se e ka pasion gatimin ajo ju plotëson atyre çdolloj dëshire që ka lidhje me ushqimin.

Kujtojmë se prej pak muajsh Arbana është bërë nënë e një djali për herë të dytë dhe para disa ditësh ju rikthye sërish ekranit me programin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.