Monday , March 8 2021

Humbi betejën me COVID-1 9, kush është neuropsikiatri i njohur nga Elbasani

Humbi betejën me COVID-19, në moshën 82-vjeçare një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptarë prof. dr. Hiqmet Shqerra. Shqerra ishte i shtruar në spitalin COVID 3, por nuk ka mundur të fitojë betejën duke u ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ai lindi në Elbasan dhe studioi në Fakultetin e Mjeksisë. Ai u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.

Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor. Mjeku ka punuar vite të tëra dhe ne terrene të vështira të fshatrave të Elbasanit ku i është gjendur pranë familjeve në problemet e tyre shëndetësore. Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale.