Saturday , March 6 2021

“Një ditë do merrej vesh”/Dalin bisedat, Melisa e ‘Për’puthen’ konfirmon lidhjen me Andin?!

Dy nga ish konkurrentët e “Për’puthen, Melisa dhe Andi janë përfolur shoesh se ndodhen në një lidhje dashurie, të cilën e kanë mbajtur larg syrit dhe vëmendjes së publikut. Në rrjet qarkulloi pak javë më parë lajmi se çifti madje kishin nisur bashkëjetesën ndërsa vetë ata I kanë mohuar kategorikisht këto zëra. Së fundmi në platformat ‘online’ po qarkullon një foto e një bisede, ku supozohet që Melisa pranon lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë.

Biseda:

“O melisss, të pash sot kur po ngjisje shkallet me Andin dhe ule kokën. Jam ajo goca me çantë blu që po ju shikoja në kokërr t’synit.”

“Okej, se me keni çmendur.”

“Shyqyr e pranove”

“Do s’do një dite do merret vesh”

Edhe pse llogaria zyrtare i përket ish protagonistes së “Për’puthen”, ende nuk ka asnjë reagim nga ajo për vërtetësinë e këtyre bisedave.