Saturday , March 6 2021

Skandali “Tirja”/ Ministria merr vendimin e papritur në spitalin Infektiv

Nga dita e sotme në spitalin Infektiv nuk lejohet që të futen ushqime për pacientet e shtruar. Ky është urdhri që iu është komunikuar familjareve sot të cilët vinin për të sjelle ushqime për të afërmit që kanë të shtruar ne spital. Të afërmit do të lejohen që tu dërgojnë vetëm sende personale. Kjo masë vjen pas skandalit të ‘Tires’.

Ndërkohë, 58-vjeçarja Tire Alldervishi u aŗrestua pak javë më parë, pas denoncimit në një emision investigativ, ku rezultonte se ajo iu kishte zhvatur 8 milionë lekë familjarëve të një pacienteje me koronavirus, por që kësaj të fundit nuk i kishte bërë asnjë shërbim, duke mos i dhënë as bukë, derisa ajo kishte humbur betejën me virusin e rëndë.