Wednesday , April 21 2021

Në Elbasan injorohen masat mbrojtëse, mbi 1500 të infektuar aktivë me Covid-19. Vetëm sot…

Dita e sotme ka shënuar sërish rekord, ku gjatë 24 orëve janë infektuar nw qytetin e Elbasanit 103 persona dhe kanë ndërruar jetë nga COVID-19 2 pacientë. Shifrat e infektimeve me Covid-19 po njohin rritje të vazhdueshme dhe të pandalshme edhe në kwtw qytet. Çdo ditë zyrtarizohen dhjetëra raste të reja, ndërsa në total janë mbi 1515 persona aktivë me Covid-19. Vetëm sot u regjistruan 103 te prekur ne Elbasan dhe 139 ne te gjithe qarkun.

Janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has.

Nuk është e vështirë të kuptosh që qytetarët nuk i zbatojnë siç duhet masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19. Ata shprehen vetë se në institucione apo zyra të shërbimit publik, nuk respektohen masat. Policia ka dalë në aksion duke u munduar të ndërgjegjësojë qytetarët por edhe të vendosë gjoba pafund për ‘të pabindurit’.

Gati një vit pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, ende ka të rinj që vazhdojnë e marrin me të qeshur rrezikun e infektimit, ndërsa për mbajtjen e masave as që bëhet fjalë. E ndërsa qytetarët janë sa të pasensibilizuar aq edhe indiferentë ndaj masave, Covid-19 vijon përhapjen dhe infektimin me ritmet e shpejta.