Wednesday , June 23 2021

Bashkia Elbasan merr masat për situatën e krijuar nga bora (Foto)

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në Bashkinë e Elbasanit. Gjatë orëve në vijim reshjet e dëborës do të vijojnë me ritëm dhe parashikohet të shkojnë deri në 12cm në qytetin e Elbasanit, e deri në 50cm në zonat malore. Punonjësit e Bashkisë Elbasan po kujdesen që të gjitha akset rrugore urbane e rurale të jenë të aksesueshëm për automjetet.

“HERONJTË e Bashkisë Elbasan👷‍♂️❤️ po kujdesen që të gjitha akset rrugore urbane e rurale të jenë të aksesueshëm për automjetet. Vazhdon hedhja e kripës dhe pastrimi i rrugëve përmes flotës së makinerive. 🚜❄️

Reshjet e dëborës, ngricat dhe temperaturat e ulëta 🌡 do të vijojnë në orët në vijim prandaj i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të pajisin automjetet e tyre me zinxhirë. 🚘🌨

Për çdo të papritur kontaktoni 112 ☎”-shkruan Llatja.