Thursday , March 4 2021

Elbasani nën petkun e bardhë të dëborës/Bashkia nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në Bashkinë e Elbasanit. Gjatë orëve në vijim reshjet e dëborës do të vijojnë me ritëm dhe parashikohet të shkojnë deri në 12cm në qytetin e Elbasanit, e deri në 50cm në zonat malore.

Njoftimi i bashkise:

Elbasani nën petkun e bardhë të dëborës❄️😍

🌡Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në Bashkinë e Elbasanit.🌨

👉Gjatë orëve në vijim reshjet e dëborës do të vijojnë me ritëm dhe parashikohet të shkojnë deri në 12cm në qytetin e Elbasanit, e deri në 50cm në zonat malore.❄️ Prandaj këshillojmë drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me zinxhirë.⚠️

🚜Ekipet e emergjencave civile dhe shërbimeve publike të Bashkisë Elbasan janë në krye të detyrës për të mbajtur të gjitha akset rrugore të aksesueshëm dhe të sigurtë për drejtuesit e automjeteve.