Tuesday , June 22 2021

Java më e ftohtë e vitit/ Bashkia Elbasan merr vendimin për kopshtet

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Kwshtu , Bashkia Elbasan, bën me dije se procesi mesimor ne sistemin e arsimit parashkollor do te vazhdoje online pergjate javes ne vijim.

Sikurse Ministria e Arsimit Sportit e Rinise, per arsye klimaterike njoftoi kalimin e te gjitha shkollave ne sistemin online, edhe institucionet e arsimit parashkollor do ta ndjekin procesin mesimor nga shtepia, duke i dhene ne keto momente nje rendesi paresore shendetit dhe kufizimit te levizjeve.