Sunday , March 7 2021

Pamje jo e këndshme në autostradën Tiranë – Elbasan: Fenomen rrezikshmërie

Kalimtarë në mes të autostradës. Kjo ishte pamja jo e këndshme që na u ofrua gjatë udhëtimit të sotëm në autostradën Tiranë – Elbasan. Banorë, midis tyre edhe fëmijë të kapur për dore, nxitonin për të kaluar nga njëri krah në krahun tjetër të kësaj autostrade. Të gjitha këto lloj kalimesh të paligjshme rrugore, për arsye nga më të ndryshmet, janë kthyer në një fenomen rrezikshmërie shumë të lartë në Shqipëri.