Friday , February 26 2021

Cfarë ndodhi? Jonida Maliqi u jep fund dyshimeve: “Këtë Shën Valentin jam single!”

Prej tre muajsh lart e poshtë në media kanë qarkulluar zëra se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund romancës së tyre. Ndërkohë, një deklaratë e bërë nga Jonida të shtunën e kaluar në emisionin e saj “Jonida’s room” shkaktoi dyshime se ajo dhe Romeo Veshaj mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre. Kujtojmë se teksa kishte të ftuar Eranda Libohovën, me të cilën foli rreth Shën Valentinit, ajo u shpreh se do e kalojë këtë festë me shoqet e saj.

“Për Shën Valentin patjetër. Të gjitha ne vajzat e dashuruara do mblidhemi për Shën Valentin, të dashuruara me jetën e të lira”. -tha Eranda duke qeshur. Ndërkohë Jonida shtoi: “Të dashuruara me jeten e tyre, të dashuruara me vetveten”. E për të gjithë ata që kishin dyshime, çdo gjë është sheshuar ditën e sotme. Jonida Maliqi është ‘single’. Këtë javë e ftuar në emisionin e Jonidës është modelja Kleoniki Delijorgji, e cila i ka folur rreth dashurisë duke u bazuar te letrat.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi.

Më tej, Kleoniki u shpreh se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë. Po kështu shtoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

“Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

Deri tani nuk ka ende detaje lidhur me shkaqet që kanë çuar në përfundimin e marrëdhënies mes Jonidës dhe Romoes, por duket se ndarja ka qenë paqësore dhe ata kanë mbetur ende miq. Kjo pasi dyshja janë ende “follow” në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë edhe ‘likes’. Kështu, ata kthehen në model për shumë persona, që për arsye të ndryshme i kanë dhënë fund romancës së tyre, por kanë mbetur miq të mirë.