Wednesday , June 23 2021

Ledjana e “Për’puthen” në një lidhje jashtë programit? Opinionisti i publikon foton që e nxjerr blof në ditë e Shën Valentinit

Edhe pse ka pak kohë në “Për’puthen”, Ledjana është një prej konkurenteve që ka tërhequr më shumë vëmendje, jo vetëm për shkak të historisë me Mevlanin, por edhe pse shpesh është bërë qednra e debateve mes opinionisteve për një lidhje të mundshme që mund të ketë jashtë. Fakt ky që është komentuar edhe në rrjet e në media.

Në një prej puntatave të shkuara të “Prime” ka qenë opinionisti Meridian Ramcaj që ka aluduar në lidhje me një histori “pending”, pra në pritje, që Ledjana mund të ketë jashtë progamit, gjë që është kundërshtuar në studio. Ditën e sotme, në festën e të dashuruarve, Ledjana ka ndarë në rrjetet sociale surprizën që ka marrë pikërisht për “Shën Valentin”, ndërsa në mesin e dhuratave vihet re edhe shënimi “Më mungon”.

Foton që tashmë është e fshirë, e ka postuar Meridiani në Instagram-in e tij, ndërsa bashkangjitur ngre pyetjen se nga kush i ka marrë mesazhet Ledjana dhe me kë ndihet e dashuruar, ndërsa nuk kursen një urim ndaj saj dhe ironinë e rastit.