Sunday , March 7 2021

“Do të kemi një shtrëngim të mëtejshëm të masave, gjendja alarmante”. Ja paralajmërimi

Është lajmëruar shpeshherë që nëse do të mbusheshin në spitale 500 shtretër atëherë do të vijonin rregulla të reja për Covid-19. Duket se kjo situatë është shumë pranë realitetit. Sot spitali rajonal i Durrësit dhe Shkodrës janë hapur për të trajtuar pacientët me Covid.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini thotë:

“Është një situatë alerti, e vlerësuar nga incidenca e shfaqur në disa nga bashkitë e vendit. Sigurisht sipas një plani të parashikuar më herët ne kishim parashikuar ndërkohë dhe mbështetjen e kapaciteteve në shtretër, përkundrejt hostspitalizimit në tre spitale COVID, nëse do të arrinim në 500 shtretër, skenarët do të hapeshin dalë ngadalë. Duke vlerësuar këtë kapacitet, duke qenë se janë 500 pacientë në të gjitha spitalet COVID. Prandaj është parë e udhës dhe gjykuar të hapen dy spitale rajonalë për të qenë mbështetje, por ndërkohë të jenë dhe më afër popullatës në nivel rajonal”.

Ndërkaq, në intervistën për News 24, specialistja e ISHP, Tomini tha se nëse do ketë përkeqësim të situatës do të ketë shtim të masave.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet çdo ditë, kemi një vlerësim që bëhet dhe dy javë, deri më këto momente jemi duke monitoruar situatën. Nuk ka ndryshim të masave që kemi deri në këto momente. Duke parë në dinamikë situatën dhe kundrejt rasteve që kërkojnë trajtim spitalorë, nuk parashikohet të ndryshojë asgjë me një të shtypur butoni, vlerësohet situata.

Masat e vendosura nga Komuniteti i Ekspertëve vlerësohen, aprovohen, nëse do të kemi përkeqësim të situatës do të ketë dhe shtim të masave”.