Thursday , March 4 2021

Hyri për famë? Konkurrentja e re e ‘Përputhen’ nuk është aq e panjohur për pulikun, ja ku e keni parë

Mbrëmjen e djeshme, emisionit “Për’puthen” iu bashkua një konkurrente e re. Vajza, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen për shkak të stilit ekstravagant quhej Sara Malaj, një 22-vjeçare që jetonte në Athinë. Shumëkujt, portreti në fjalë mund t’i jetë dukur familjar dhe jo më kot. Kjo nuk është hera e parë që e shihni vajzën! Ju thotë gjë kënga “Dirty Wine”? Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes vetë Sarës dhe Don Phenom-it.

Sara Malaj do të ftohej në 2018-ën në “Zonë e lirë”, ku do të fliste për sherrin virtual me këngëtaren Baby G, me të cilën shkëmbeu disa mesazhe, madje edhe u kërcënua nga kjo e fundit.

Asokohe, 22-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e portaleve për shkak të fotografive joshëse. Dje, një tjetër vajzb u tha se do t’i bashkohej “Për’puthen”. Sipas mediave sociale bëhej fjalë për Alesia Trokun, e cila jeton në Australi. Si për të përforcuar dyshimet, Alesia kishte vendosur në bion e Instagram-it linkun e “Për’puthen”.

Prej ditësh, emisioni “Për’puthen” ndodhet në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të skandalit Beart-Tea dhe lidhjes së stisur mes kësaj të fundit dhe Andi Shehut. Lidhur me skandalin në fjalë, Tea ngriti akuza të forta për autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti.

Ajo tha se Olsa ka qenë që nga fillimi në dijeni për gjithçka dhe se e ka ditur që Vitin e Ri ajo e festoi në Kosovë me familjen e Beartit e jo me Andin siç u tha për publikun. Gjithashtu Tea shtoi se asaj dhe Andit i kanë kërkuar të bënin bashkë foto për Vitin e Ri, por ata nuk i bënë kurrë.