Wednesday , June 23 2021

Krijohet çifti i parë në Për’puthen? Jasmina puth Andin në buzë dhezbbulon ‘Live’ arsyen

Nuk e dimë se ç’po ndodh mes Jasminës dhe Andit, por një veprim i papritur na la pa fjalë. Mbrëmjen e sotme gjatë Për’puthen Prime, Jasmina ka puthur Andin në buzë. Pas debatit që pati gjatë javës me Mevlanin, në studio po flitet rreth largimit të Jasminës nga studio. Bora kërkoi që ajo të përballej me Mevlanin, por Jasmina kishte diçka tjetër në mendje.

Ajo u ngrit nga karrigia dhe shkoi drejt Andit, duke e puthur atë. Ky veprim ka shtangur jo vetëm publikun, por edhe personat e pranishëm në studio, madje edhe vetë Andin. E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse ky veprim ishte për show, apo ka diçka më tepër, Jasmina u përgjigj se ka diçka mes tyre. “Duke qenë se është Shën Valentini nuk doja ta kaloja vetëm. Ishte një puthje që u la mangët te takimi ynë! Të dy e dnjemë për ta bërë gjatë takimit, por u shtangëm prej kamerave. Doja ta bëja që në takim, por s’e bëra dot! Ka diçka brenda.”

Andi tha se mbeti pa koment dhe nuk e priste këtë gjë. Kujtojmë se Andi dhe Jasmina kanë zhvilluar një takim javën e kaluar. Dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin e madje ky takim bëri xheloze edhe vajzat e tjera.

Gjatë takimit Andi dhe Jasmin nuk kursyen puthjet e përqafimet me njëri-tjetrin, gjë nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e publikut. Disa i kanë kritikuar që janë afruar aq shumë që në takimin e parë dhe Jasmina ju ka dhënë një përgjigje të gjithëve.