Saturday , March 6 2021

Ngrica në Elbasan/ 31 qytetarë pësojnë fraktura, ja sa transportohen drejt Spitalit të Traumës

31 qytetarë kanë pësuar fraktura gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan si pasojë e pranisë së akullit në rrugë dhe trotuare. Sipas “Panoramës”, katër raste me fraktura më të rënda janë nisur drejt Spitalit të Traumës. Gjatë natës qarku i Elbasanit është gjendur në temperature të ulëta, nën zero gradë, gjë që ka sjellë ngrica.

Aktualisht situata në rrugët e qytetit paraqitet problematike si pasojë e ngricave, ndonëse institucionet kanë hedhur kripë dhe skorie në rrugë. Në bashkinë Elbasan kanë dalë në rrugë mjetet dhe punëtorët po hedhin kripë në rrugët e brendshme dhe disa trotuarë kryesorë të qytetit.